Taksa ndaj Serbisë: “Kërkesa e Mogherinit është e padrejtë, joparimore dhe aspak vizionare”

Politika

Taksa ndaj Serbisë: “Kërkesa e Mogherinit është e padrejtë, joparimore dhe aspak vizionare”

Nga: G.B Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Haki Abazi

Presioni për të hequr taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjës nga ana e BE-së po vazhdon ende.

Por kjo taksë nuk do të hiqet sipas Qeverisë, derisa Serbia ta njeh Kosovën shtet të pavarur.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kërkesa e Mogherinit është e padrejtë dhe aspak vizionare.

“Kërkesa e Mogherinit është e padrejtë, joparimore dhe aspak vizionare. Janë më shumë se 7 vite dialog që Serbia e kapërdorur për të sabotuar shtetndërtimin e Kosovës, ka përdorur Listën Srpska për të shkaktuar tensione dhe për të bllokuar iniciativat kushtetuese e ligjore dhe në tënjëjtën kohë Serbia vazhdimisht ka lobuar ndërkombëtarisht kundër Kosovës. Gjithashtu në nivelin tregtar dhe qarkullimit të mallrave tregtia Serbi-Kosovë ka qenë një drejtimshme dhe vetëm mallrat e Serbisë kanë përfunduar në tregun kosovar dhe jo anaslljelltas”, është shprehur ai.

Sipas tij, përpos në aspektin tregtar, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me lirinë e njerëzve, ku ende ka lista dhe burgos njerëz për kohën e Millosheviqit.

“E njëjta gjë me lirinë e lëvizjes së njerëzve, Serbia ka lejuar lëvizjenvetëm kur ka përfituar përndryshe edhe sot ndjek njerëz për kohën e Milloshviqit, burgos shqiptarë dhe ka lista të pafundme me të cilat manipulon dhe krijon lajme të rreme për të dëmtuar pozitat profesionale dhe për të stigmatizuar shqiptarët dhe parandaluar që ata të jenë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Serbia gjithashtu ka akuzuar Kosovën dhe shqiptarët kinse për orientimin islamik për të frikësuar Evropën dhe për të parandaluar ecjen përpara në integrimet evropiane”, ka vlerësuar Sbazi.

Ai vlerëson se Kosova nuk mund ta paguajë faturën për Serbinë dhe nuk duhet lejuar që për shkak të interesave të Serbisë, BE të përcaktojë se kush mund të negociojë në emër të Kosovës.

“Si rezultat i të gjitha veprimeve të Serbisë dhe gjithashtu lidershipit kosovar që ka bashkëpunuar dhe ka mundësuar që Serbia të bëjë këtë lojë Kosova është jashtë strategjisë për zgjerim të BE-së, jashtëUNESCO, INTERPOL-it dhe gjithashtu me lobimin e Serbisë nuk është lejuar liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duke tentuar që të ndillet destabilizim i përgjithshëm. Të gjitha këto e bëjnë të gabuar thirrjen Mogherinit. Kosova nuk mund ta paguajë as faturën për Serbinë dhe as nuk duhet lejuar që BE-së për shkak të interesave të Serbisë të përcaktojë se kush mund të negociojë në emër të Kosovës. Kjo politikë dhe kjo qasje ka krijuar tensione dhe asnjë gjë pozitive deri më tani”, ka deklaruar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat