Mogherini e hodhi përtokë Hashim Thaçin

Politika

Mogherini e hodhi përtokë Hashim Thaçin

Nga: N.A. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:31
Mogherini dhe Thaçi

Shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini deklaroi ditë më parë se është ende e bindur se pavarësisht vështirësive ekzistuese, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojë.

Mogerini tha se BE vazhdon të ofrojë mbështetje të plotë për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim që të dalë me një rezultat pozitiv - një marrëveshje ligjërisht detyruese që do të zgjidhë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

"Është e rëndësishme për BE-në dhe është e qartë që nga fillimi se do të mirëpresim rezultatin që në mënyrë gjithëpërfshirëse trajton të gjitha çështjet që lidhen me normalizimin në një mënyrë të detyrueshme ligjërisht dhe në lidhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rregullat e BE-së. Do të thotë se nuk ka ndarje etnike brenda vendeve dhe mes vendeve", tha Mogherini e pyetur nëse ideja e korrigjimit të kufijve është e pranueshme për BE-në. 

Publicisti Bajram Kabashi në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se Mogherini deklaroi qartë se "ideja" për "korrigjim kufinjsh", është ngritë si temë nga Aleksander Vuqiç, pra , hapja e kësaj teme është çështje që i leverdisë Serbisë dhe është për interesat e saj.

Sipas tij, Thaçi me bisedimet e tilla i ka treguar çdo banori të Kosovës , se është mu ky krye fajtori edhe për faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi.

Image
Bajram Kabashi

"Në të vërtetë Frederica Mogherini e tha botërisht atë që dihej tashmë , se për këtë është biseduar dhe bisedohet në Bruksel . Ajo e tha qartë se "ideja" për "korrigjim kufinjsh" , është ngritë si temë nga Aleksander Vuciq . Pra , hapja e kësaj teme është cështje që i leverdisë Serbisë dhe është për interesat e saj . Bisedimet e tilla nga ana e Republikës së Kosovës janë krejtësisht jolegjitime , pasi Hashim Thaci me vet aktin e tillë dhe guximin cmendurak që ta bisedoj e vë në lojë të rrezikshme cështjen e integritetit territorial të vendit , ka bërë një veprim të rëndë antikushtetues , për të cilin pa shtyrje duhet të ndiqet penalisht . Hashim Thaçi me dijen që na e shfaqë publikisht qe pothuaj njëzet vite , nuk mund ta kuptoj se Serbia nuk e ka lejuar stabilizimin e pjesës veriore të vendit mu për këtë shkak e këtë arsye se ka dashur që një ditë "në mënyrë paqësore" t'ia bashkëngjes Serbisë , në mënyrë që , sic e ka përsëritur shpesh së fundmi , "të mos fitoj vetëm njëra palë (e ka fjalën për Kosovën) , por të dyja palët" , pra edhe Serbia me ndarjen e Kosovës! Deklarata e Mogherinit i hudhi përtoke gënjeshtrat halucinante të Hashim Thaçit , dishepullit mendor të Vuciq-it , se jo ne "do ta marrim Luginën e Preshevës , e nuk do të japim asgjë". Gënjeshtra dhe poshtëria e tij , që është rrjedhim i ligështimit të tij për arsyet që ai i din ," ka thënë ai.

"Prandaj , udhëheqësit e Republikës së Kosovës , të gjitha partitë politike dhe i gjithë populli duhet t'i thonë njëzëshëm jo ndarjes së jashtme apo të brendshme të Kosovës .Natyrisht që Kosova është shoqëri multietnike , por në kuptimin e homogjentitetit etnik është vend i banuar me mbi 90 për qind shqiptarë ! Pas shkarjeve të qëllimshme apo të paqëllimshme të Hashim Thaçit , mund të thuhet lirisht se ai e ka humbur legjitimitetin të jetë në krye të bisedimeve në vijim , madje , ai nuk ka as të drejtë morale që të jetë as pjesë e bisedimeve të tilla kaq të ndjeshme për sigurinë e integritetin territorial të vendit . "Vogja" ynë me bisedimet e tilla i ka treguar cdo banori të Kosovës , se është mu ky kryefajtori edhe për faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi . Ky ka një shqetësim të madh për të cilin ne të tjerët nuk mund të jemi fajtorë , pasi don me cdo kusht që ta shoh Serbia dhe bota se është "bashkëpunues", ëngjëll që madje "e meriton edhe çmimin Nobel për paqe" , qoftë edhe duke u dhënë të tjerëve tokë të vendit të vet " ka thënë Kabashi.

"Prandaj, është koha e fundit që jo vetëm të vazhdojnë bisedimet për rregullimin përfundimtar të raporteve shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , por që t'u bëhet një vështrim të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash , në mënyrë që ato të mos jenë të njëanshme e të dëmshme për vendin , por marrëveshje të njëmendta ndërshtetërore Kosovë - Serbi . Udhëheqja legjitime e Kosovës as nuk ka të drejtë as të mendoj për "korrigjim territori" edhe nëse ngushëllohemi me frazën e Frederika Mogherinit se nuk lejohen ndarje në vija etnike .Këto janë mendime për naivët .Ndarja e cilësdo komunë të veriut të vendit , se lere më veriu i vendit , e ndanë përfundimisht vendin tonë në vija etnike , prandaj eufemizmat e tillë qofshin ato edhe të shprehura nga Mogherini nuk duhen pranuar . Pa dyshim që Serbia do ta riaktualizoj tezën se "serbët nuk e pranojnë shtetin e Kosovës" , por ne duhet tu themi qartë se me ëndje as shqiptarët e Luginës së Preshevës e as Masbjeshka e Sanxhakut me qef nuk e pranojnë Serbinë si shtet , por megjithatë janë shtetas të saj dhe si të tillë duhet t'i kërkojnë e sigurojnë të gjitha të drejtat që ua garanton Kushtetura e Republikës së Serbisë " ka përfunduar , publicisti Bajram Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat