Tentimi i parë i Serbisë për ta destabilizuar Kosovën para votimit të ushtrisë

Politika

Tentimi i parë i Serbisë për ta destabilizuar Kosovën para votimit të ushtrisë

Nga: D.RR Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:18
FSK

Në orët e mbrëmjes së sotme, Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në rrugicën e hyrjes së Gazimestanit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 kilogram eksploziv. Gazimestani njihet si vend ku serbët festojnë festën e Vidovdanit.

Kjo vepër është tentim për ta destabilizuar vendin tonë nga armiqtë, para votimit të ushtrisë. Kështu thotë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava për “Bota sot”, duke e komentuar këtë ngjarje, ndërsa shton se të gjithë duhet të kemi kujdes nga provokimet.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kjo vepër tani dyshohet se është montuar nga armiqtë tanë, te cilët duan ta destabilizojnë vendin tonë, për faktin se krijimit të ushtrisë që duhet parlamenti ta meritoj ligjin përfundimtar mbi krijimin e ushtrisë në parlamentin e saj nesër më 14.12.2018. Të gjitha gjasat janë se këtë vepër mund ta kryejnë bashkëpunëtorët e Serbisë për qëllimet e saj më tani të njohura. Policia e Kosovës dhe qytetarët e saj duhen të jenë sy qel dhe ta vështrojmë terrenin në përgjithësi, që krijimi i ushtrisë të jetë sa më i suksesshëm, sepse si çdo shtet tjetër edhe Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj, që e konfirmon faktin si element i pavarësisë së një shteti te pavarur, dhe që si në çdo shtet ushtria e ka për detyre ta ruaj sovranitetin e shtetit cep me cep të territorit tonë”, është shprehur ai.

“Raste të tilla të çrregullimit apo te ekseseve mund të ketë në tërë territorin e Kosovës, por atë më të rënden si konflikt luftë nuk mund të ndodhe sepse po ndodhi diçka e ngjashme që të sulmohet territori i Kosovës nga Serbia, rezoluta e OKB 1244 është në fuqi dhe KFOR dhe NATO i kanë kompetencat e sigurisë të territorit të Kosovës, gjë që Serbia do të ballafaqohej me luftë të re të ngjashme me ata që e humbi luftën në vitin 1999, dhe një lufte e re e sjellë në pyetje ekzistimin e një shteti Serb. Këtë më së miri e konfirmon në disa raste edhe vetë Vuçiqi i cili e pranon se me Amerikën nuk luftohet. Prandaj janë bash populli që duhen së bashku me organet e sigurisë, të qëndrojnë aktiv dhe ta japin kontributin e tyre qe do t’ia ngushtojnë fushëveprimin e armikut në vendin tonë. Veprat e tilla në këtë kohë, qartë mund të jenë vepra të armiqve tonë, sa për ta destabilizuar vendin tonë, edhe që krejt çka ndodh në këtë aspekt, të gjithë e kanë të qartë se nga kush vinë këto aksione armiqësore”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat