Gjithçka gati për formimin e ushtrisë, flet zëvendësministri i FSK-së

Politika

Gjithçka gati për formimin e ushtrisë, flet zëvendësministri i FSK-së

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:24
Burim Ramadani

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka thënë për “Bota sot” se gjithçka është gati për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Po gjithçka është gati dhe mbështetja ndërkombëtare ka qenë vazhdimisht e rëndësishme. Ky proces, kjo e arritur është e përbashkët: e Kosovës dhe aleateve”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka folur edhe për kundërshtimet e Serbisë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, ku i ka quajtur të paqëndrueshme dhe të pasakta

“Reagimet kundërshtuese të Serbisë janë të paqëndrueshme dhe të pasakta. Ndërsa situata e sigurisë është nën kontroll dhe në angazhim të të gjitha institucioneve të Kosovës, sikurse edhe KFOR-it që ka përgjegjësinë primare për sigurinë në Kosovë”, ka potencuar Ramadani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat