Gjykata Speciale zbulon kriminelët

Politika

Gjykata Speciale zbulon kriminelët

Nga: N.Sh Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:21
Gjykata Speciale

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Skënder Zogaj pohon se, Gjykata speciale është krijuar për t’i hetuar krimet dhe për t’i dënuar kriminelët, kushdo qofshin ata!

Sipas tij, kjo është detyra e vetme e Gjykatës, e jo që t’i largojë nga pushteti krerët e UÇK-s, siç po përpiqen të dezinformojnë publikun disa eksponentë të strukturave mafioze, që e dinë se janë kandidatë për gjykatë!

Image
Skënder Zogaj

“Shumë nga këta ndodhen në pushtet, por janë abuzuesit e gjakut të shenjtë të derdhur për liri, prandaj nuk janë krahu i luftës, por mashtruesit e popullit!  Ndërkombëtarët e dinë mirë situatën dhe po apelojnë që kriminelët të shkojnë ku e kanë vendin! Gjykata do të tregoj kush janë kriminelët dhe i mbetet popullit të Kosovës që të gjykojë dhe të vendos kush duhet të qeverisë vendin! Pra Gjykata dënon fajtorët por nuk largon askënd nga pushteti, që zgjidhet me votën e qytetarëve!  Krahu i luftës nuk ka pse largohet nga pushteti, por duhet të pastrohet nga kriminelët e infiltruar brenda saj, që po e ngulfasin fatin historik të Kosovës!”, thotë Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat