Vata: Ushtria e Kosovës është garanci për stabilitet

Politika

Vata: Ushtria e Kosovës është garanci për stabilitet

Nga: A.M Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
FSK-ja

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të premten do t`i thotë PO procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Ky hap po konsiderohet si më i rëndësishmi, pasi formimi i ushtrisë me kapacitete të plota, nënkupton edhe vulosjen e sovranitetit të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politikë dhe juridike Ilir Vata, ka thënë për “Bota sot” se ushtria e Kosovës është garanci për stabilitet në Kosovë dhe rajon dhe të gjithë përfitojnë, madje dhe Serbia në kuadër të paqes në rajon.

Image
Ilir Vata

“Krijimi i ushtrisë se Kosovës është një hap i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit, sigurisë publike dhe pavarësisë territoriale. Ushtria e Kosovës është garanci për stabilitet në Kosovë dhe rajon dhe të gjithë përfitojnë, madje dhe Serbia në kuadër të paqes në rajon. Shqiptaret e Kosovës bënë ushtri kur u përballen me diktatorin satrap Millosheviç, tani në kohë paqe Kosova do ketë një ushtri moderne në krah të NATO-s. Është një hap i duhur i shtetit në Kosovë dhe tani, po kemi një shtet sovran të shqiptareve në Kosovë. Ushtria ka qenë jo vetëm propozim i institucioneve ndërkombëtare, por ka bekimin e SHBA dhe çdo vendi që ka njohur Kosovën. Fundja, është parlamenti dhe institucionet atje të vendosin për fatin e qytetareve shqiptare dhe garantimin e paprekshmërisë territorial, kjo e garantuar në të drejtën ndërkombëtare për çdo shtet të pavarur”, ka  thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Vata ka thënë  se çdo kthim pas duke nxitur konflikt është në dëm të Serbisë dhe se me ushtrinë e Kosovës vendoset përfundimesh konsolidimi i shtetit të dytë shqiptar.

“Për sa i përket konfliktit me Serbinë demonstruesit, populli i Serbisë e tha qartë, jo më këmisha gjak. Serbia e ka të ardhmen duke rrokur paqen dhe rrugëtuar drejt BE. Këtë e dine politika e Beogradit. Çdo kthim pas duke nxit konflikt është në dëm të Serbisë. Shqiptaret janë fitues të betejës se përgjakur që ka ndërmarrë në shekuj Serbia dhe si të tillë Kosova ka gjerdanin e paqes dhe të integrimit në rajon. Shqiptaret janë tashme një shqipe dy koka, dy shtete një komb dhe si të tillë janë faktor paqe dhe integrimi. Koha e nacionalizmit primitiv që gatuhet në skutat e vjetra të Serbisë është një relike që i përket të shkuarës. Populli serb pret integrimi, ashtu si çdo popull në Ballkan dhe çdo tentative për konflikte të reja është i dështuar. Kosova sot është më e sigurt, po ashtu dhe rajoni, me ushtrinë e Kosovës vendoset përfundimesh konsolidimi i shtetit të dytë shqiptar”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat