Serbia nuk do të ketë më argumente ta mashtroj popullin e vetë me synimet për rikthim në Kosovë

Politika

Serbia nuk do të ketë më argumente ta mashtroj popullin e vetë me synimet për rikthim në Kosovë

Nga: D. B Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:46
Ushtria

Formimi i ushtrisë përbën njërin ndër hapat me të rëndësishëm që nga pavarësimi i Kosovës dhe po aq me rëndësi për karakterin psikologjik të cilin e ka.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia nuk do të ketë më argumente ta mashtroj popullin e vetë me synimet për rikthim në Kosovë.

Sipas tij, Serbia po ta kishte guximin dhe mundësinë, ketë akt do ta ndalonte me të gjitha mjetet.

Image
Leon Duhanaj

“Është me rëndësi të jashtëzakonshme përkrahja ndërkombëtare posaçërisht ajo e SHBA-së, e cila është edhe vendimtare, duke marrë parasysh raportin e forcave në botë. Shtetet anëtare tjera të NATO-s, nuk do ta merrnin lehtë një vendim unanim për të mos thënë që kishte me qenë e pamundur në ketë kohë për ta mbështetë këtë. Prandaj duhet ta vlerësojmë shumë lartë fatin e madh që e kemi si komb, që e kemi Amerikën. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ruajmë ketë miqësi sepse është e vetmja mbështetje e pa rezervë që kemi”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat