Krasniqi tregon rrezikun e kalimit të rezolutës nga pushteti dhe PSD

Politika

Krasniqi tregon rrezikun e kalimit të rezolutës nga pushteti dhe PSD

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:59
Partia Socialdemokrate (PSD)

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi është deklaruar për “Bota sot” rreth seancës së jashtëzakonshme e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, si dhe për mungesën e dy partive opozitare LDK-së dhe VV-së.

Sipas, tij këto dy parti opozitarë duhet që të jenë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të ndalin rikthimin e idesë së korrigjimit të kufijve.

“LDK dhe Vetëvendosje duhet të jenë në Kuvend për mos ta lejuar të ndodhë një skenar i tillë. Nëse këto dy parti të mëdha nuk marrin pjesë në seancë, atëherë ka rrezik që pushteti bashkë me PSD-në të kalojnë ndonjë rezolutë që e rikthen idenë e korrigjimit të kufijve”, ka thënë ai për “Bota sot”. +

Gjithashtu, ai shpreson se Shtetet e Bashkuar të Amerikës nuk do ta lejojnë skenarin e ndarjes së Kosovës.

“Opozita mund ta kushtëzojë me votimin e buxhetit, edhe me votimin e rezolutës që do të ishte në interes të Kosovës. Sidoqoftë, edhe pse shpresoj që SHBA nuk do të lejojë një skenar të tillë, prapë se prapë kam frikë që një skenar i tillë ogurzi do të gjente zbatim”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat