Alon Ben-Meir: Serbia do të bënte një gabim fatal nëse do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë

Politika

Alon Ben-Meir: Serbia do të bënte një gabim fatal nëse do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 16 dhjetor 2018 Në ora: 21:23
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia nuk është e vendosur ende të gjejë një zgjidhje për konfliktin me Kosovën. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Ben-Meir ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes të dyja vendeve, kërkon koncesione të mëdha dhe nëse Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshme të bëjnë lëshime të tilla, çdo bisedë mes tyre thjeshtë do të çojë askund.

Profesori amerikan ka thënë se Kosova ka plotësisht të drejtë të ketë Forcat Mbrojtëse të saj, derisa i ka quajtur joserioze kërcënimet e kryeministres serbe për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

Sipas tij, Serbia do të bënte një gabim fatal nëse do të mendonte ndonjëherë të bënte një veprim të tillë.

“Bota sot”: Zyrtarë të Bashkimit Evropian, por edhe të SHBA-ve, kanë kërkuar nga Kosova heqjen e taksës së vendosur ndaj Serbisë. A mund të dëmtojë mos heqja e taksës, marrëdhëniet e Kosovës me aleatët/miqtë ndërkombëtarë?

Ben-Meir: Unë nuk besoj se Kosova ka rritur tatimin në 100% për importet e mallrave nga Serbia, si hakmarrje ndaj refuzimit që ju bë për t'u anëtarësuar në INTERPOL. Kjo, jo vetëm që do të rrisë tensionet mes dy vendeve, por mund të shkaktojë vështirësi të caktuara për qytetarët e Kosovës të paktën për një kohë, derisa të gjendet një rrugë alternative e furnizimeve. Për më tepër, taksat e tilla jo domosdoshmërish dëmtojnë eksportet e përgjithshme të Serbisë dhe mund të mos kenë efektin e synuar që Kosova po e kërkon.

“Bota sot”: Ndërkohë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar, është hapur edhe çështja e kufijve. Cili është mendimi juaj për shkëmbim territoresh mes të dyja vendeve?

Ben-Meir: Natyrisht, shkëmbimi i territoreve mund të jetë një nga mënyrat me të cilat mund të zgjidhet konflikti midis Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, nuk besoj se Serbia është e vendosur të gjejë një zgjidhje për konfliktin ende. Kjo ka qenë mjaft e dukshme nga negociatat e mëparshme....

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nëser në verisonin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat