Zbulimi i agjentit të rrejshëm, një plus apo minus për AKI-në?

Politika

Zbulimi i agjentit të rrejshëm, një plus apo minus për AKI-në?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 dhjetor 2018 Në ora: 23:30
AKI

“Ky rast lë të dyshohet se sa mund të ketë depërtime të tilla, dhe për rrjedhojë të rrezikohen çdo ditë interesat me vlera të mëdha nacionale. Prandaj, konsideroj se duhet të ketë një mekanizëm kontrolli dhe bashkërendimi të përbashkët mes institucioneve të sigurisë për identifikim dhe verifikim të punonjësve, së paku me kod apo shifër të caktuar”, ka thënë Armend Halimi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime të Sigurisë ISS.

Policia e Kosovës, të martën e javës së kaluar ka arrestuar 26-vjeçarin nga Prishtina, Edmond Jetullahu, nën dyshimin se me anë të një dokumenti të falsifikuar, kishte paraqitur veten si pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Jetullahu, ndaj të cilit Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, dyshohet për kryerjen e veprave penale të "Spiunazhit", "Prezantimit të Rremë" dhe "Falsifikimit të Dokumenteve".

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka mohuar lajmet se Jetullahu, ka pasur qasje në dokumente apo informata top-sekrete që janë pronë e AKI-së.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një komunikatë për medie, ka thënë se E. J., dyshohet se duke e përdorur një dokument – vendim të falsifikuar, i përpiluar më datë 19.02.2018, kinse i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, me të cilin ka tentuar të abuzojë në forma të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme.  Për këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve me datë 12.12.2018. Prokuroria thekson se gjatë zhvillimit të hetimeve do të merren informacione dhe prova të cilat do të vërtetojnë se i njëjti e ka përdorur këtë vendim, apo vetëm ka tentuar ta përdorë dhe se të dyshuarit E.J. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë vlerësime të ndryshme sa i përket këtij rasti.

Derisa njëra palë konsideron se kamuflimet apo prezantimet e tilla të rrejshme duhet parë si shqetësim serioz, sidomos kur depërtojnë në institucione shtetërore, pala tjerr thotë se ky rast nuk është i pazakonshëm, pasi kjo ju ka ndodhur edhe shërbimeve me traditë shekullore.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër, në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat