“Dyzginat” e dialogut ende i mbanë në dorë Presidenti i vendit”

Politika

“Dyzginat” e dialogut ende i mbanë në dorë Presidenti i vendit”

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:52
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, shkurtimisht e ka komentuar rezolutën-votimin e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë.

Gecaj ka thënë se kjo është vetëm blerje kohe për zgjatjen e jetës së Qeverisë Haradinaj.

“Kjo është vetëm blerje kohe për zgjatjen e jetës së qeverisë më të mbrapsht të cilën Kosova e ka pasur ndonjëherë”, ka thënë ai.

Sipas tij, dialogu edhe me tej është në duart e presidentit Hashim Thaçi.

“Përndryshe, “dyzginat” e dialogut ende i mbanë në dorë Presidenti i vendit”, ka thënë në fund, Bajram Gecaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat