“Hashim Thaçi do të mbetet figurë qendrore e bisedimeve”

Politika

“Hashim Thaçi do të mbetet figurë qendrore e bisedimeve”

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Hashim Thaçi

Më në fund pjesëtarë të pozitës dhe një pjesë e vogël e opozitës i thanë “po”, miratimit të rezolutës e cila i jep të drejtën Shpend Ahmetit që të bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Pjesa tjetër opozitës është deklaruar kategorikisht kundër këtij vendimi. Sipas tyre, kjo është vetëm blerje kohe për zgjatjen e jetës së qeverisë më të mbrapsht të cilën Kosova e ka pasur ndonjëherë.

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”, ka thënë se  Hashim Thaçi edhe me tej do të mbetet figura qendrore e bisedimeve, përkundër miratimit të rezolutës.

“Jo të qartë dhe pa zbehje fare të rolit të presidentit, pa ndonjë kredibilitet në vendimmarrje të përbashkët, Hashim Thaçi do të mbetet figure qendrore e bisedimeve dhe një drafte marrëveshje e bërë jashtë Kosove. Më tepër është për të bërë legjitimacion duke zgjeruar ekipin apo bërë ekip se sa ndonjë kualitet tjetër që do të nxjerrë Kosova në ketë marrëveshje eventuale me Serbinë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, ky ekip nuk do të ketë jetëgjatësi, andaj ka propozuar një ekip të përbashkët.

“Nuk ka qëndrueshmëri, duhet pas një ekip të përbashkët dhe një ekip profesional, jo njerëz që flasin politikë e mendojnë që janë duke folur në Kosovë, por jo me njerëz ndërkombëtar”, ka përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Rezolutës për dialog, i cili thotë se platformë për dialog është vetëm Kushtetuta, ndërkaq ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime.

Ndërsa, nga Partia Socialdemokrate, duke iu referuar votimit të sotëm në Kuvend për miratimin e Rezolutës për negociata me Serbinë, kanë thënë se tani vendimmarrja iu kthye qytetarëve të Kosovës.

Deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se tani do ta kenë rol vendimmarrës në këtë proces edhe deputetët që vazhdimisht ankohen, por nuk japin alternativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat