“Evropianëve nuk iu konvenon që t'i kundërvihen Kosovës amerikane, kundrejt Serbisë ruse”

Politika

“Evropianëve nuk iu konvenon që t'i kundërvihen Kosovës amerikane, kundrejt Serbisë ruse”

Nga: D.B Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:54
ilustrim

Se Diplomacia Evropiane është interesante, e dëshmon fakti i heshtjes së tyre, kur Serbia merrte hov diplomatik kundër Kosovës në INTERPOL dhe në tërheqjen e njohjeve të disa shteteve si dhe kur evropianet dolën kundër Ushtrisë së Kosovës e tarifave kundër Serbisë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me formimin e Ushtrisë së Kosovës u shtuan tensionet e BE-së ndaj Kosovës, madje këto mospajtime nuk do ta dëmtojnë Kosovën drejt rrugëtimit të saj në Evropë.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, me përkrahjen e Amerikës për Ushtrinë e Kosovës tani e tutje autoritetet e Prishtinë do jenë m të autoritetshëm ndaj evropianeve.

“Evropianëve nuk iu konvenon që t'i kundërvihen Kosovës amerikane kundrejt Serbisë ruse. Tani e tutje, Kosova do pyetet më shumë e do jetë më e autoritetshme sesa Serbia ndaj evropiane. Tani e tutje të gjithë tog, serb, BE e NATO do lëshojnë pe para kërkesave të shtetasve të Kosovës. Frika ndaj Ushtrisë së Kosovës në përkrahje të qind për qind të amerikanëve do t'i hesht të gjitha ata që ia duan të keqen Kosovës. Autoritetet e Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të qartë, më bindës e më të guximshëm sesa me këto dy veprime vdekjeprurëse për Serbinë, mposht morale, ekonomike, politike e diplomatike e Vuçiqit dhe Daqiçit. Tani Kosova ngjanë si shtet e i ka hije mëvetësia e saj, tani e tutje evropianet e Serbia do bisedojnë pak më ngadalë e me zë të ngjizur me politikanët e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat