Eksperti i ekonomisë flet për propozimin e BE-së për taksën, tregon se a duhet të ndryshojë qëndrim Kosova

Politika

Eksperti i ekonomisë flet për propozimin e BE-së për taksën, tregon se a duhet të ndryshojë qëndrim Kosova

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se meqë Kosova aspiron që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet të reflektojnë me diplomaci ndaj Bashkimit Evropian, që viti të mbyllet me heqjen e taksës ndaj Serbisë, krejt kjo, sipas tij, si shenjë e korrektësisë ndaj kërkesës se Bashkimit Evropian.

“Duke qenë dëshmitar me veprimet jo konstruktive të shtetit serb, në vazhdimësi dhe kundërpërgjigja nga Republika e Kosovës me taksa 100 për qind mendoj që Kosova e ka arrit efektin e demonstrimit si shtet, poashtu edhe takimi përfaqësuesve të Kosovës me Mogherinin edhe njëherë kanë dëshmuar që dimë të mbrojnë interesat e Kosovës. Meqë Kosova aspiron që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian duhet që institucionet përgjegjëse në Kosovë të reflektojnë me diplomaci ndaj Bashkimit Evropian që viti të mbyllet me heqjen e taksës ndaj Serbisë si shenjë e korrektësisë ndaj kërkesës se Bashkimit Evropian, sepse edhe kushti e kryeministrit Haradinaj ndaj Bashkimit Evropian është provokim që Kosova nuk guxon të bie në ketë provim”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, ketë e ka arsyetuar duke thënë se edhe nëse hiqet taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kurdo që paraqitet nevoja mund t’i vendosim.

Image
Mustafë Kadriaj

“Ketë e arsyetoj sepse edhe nëse hiqet taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kurdo që paraqitet nevoja mund t’i vendosim, kështu që duhet t’i japim prioritet dialogut, duke gjetur një modalitet të tërheqjes se taksës me ndërmjetësime të Bashkimit Evropian më qellim që viti 2019 të gjejë Kosovën me agjenda të reja, e kurrsesi duke u marr me tema të përsëritshme që janë kthim mbrapa i proceseve”, ka thënë ai.

Në fund, njohësi i ekonomisë ka potencuar se me ketë duhet të dëshmojmë se Kosova dëshmon në ruajtjen e partneritetit me Bashkimit Evropian në vazhdimësi, dhe kështu duke mos i dhënë rast Serbisë në përafrim me botën perëndimore.

“Me ketë duhet të dëshmojmë që Kosova dëshmon në ruajtjen e partneritetit me Bashkimit Evropian në vazhdimësi, duke mos i dhenë rast Serbisë në përafrim me botën perëndimore, ku dihet që para njëzet viteve ishte në shënjestër të po kësaj aleance si një vend agresor dhe shkaktari luftërave në Ballkan”, ka përfunduar Mustafë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat