Lepaja: Qeveria Haradinaj po e ndalë hovin e presionit të Serbisë ndaj Kosovës

Politika

Lepaja: Qeveria Haradinaj po e ndalë hovin e presionit të Serbisë ndaj Kosovës

Nga: D.RR Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 23:58
Pamje nga takimi

Fadil Lepaja njohës i rrethanave politike në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar zhvillimet e sotme në Bruksel, ku kryeministri Haradinaj foli fuqishëm para Moghernit dhe nuk lëshoi pe përball presioneve për ta hequr taksën, me ç’rast kishte tensione atje.

Ai thënë se ka një anim të dukshëm të BE-së për Serbinë. Sipas tij, interesat strategjike që ofron Serbia për BE-në, kanë shtyrë këtë të fundit që të përkrahin shtetin serb.

Image
Fadil Lepaja

“Pra, animi i dukshëm i zyrtarëve të lartë të BE është tashmë i qartë. Presioni i lobit serb dhe interesi i BE, që për shkaqe strategjike të  ofroj Serbinë sa më afër, ka bërë që asaj të i bëhen lëshime në dëme të interesave të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Ndërmjetësimi i anshëm i zonjës Mogherini dhe presioni mbi institucionet Kosovare ka degjeneruar deri në gatishmërinë e pakushte të Presidentit të pranoj edhe marrëveshje në dëme të interesave të Kosovës”, ka potencuar Lepaja.

Ai thotë se taksa e qeverisë Haradinaj, po e ndal hovin e presionit që do të qonte në kapitullim pa kushte.

“Vendimi i Qeverisë Haradinaj lidhur me taksën, për herë të parë e ndalë hovin e këtij presioni i cili po të vazhdonte do të qonte në kapitullimin pa kushte, të Kosovës para Serbisë, dhe futja në një periudhë jostabiliteti për rajonin, që do të mundësonte Serbisë të rishikojë rezultatet e procesit paqësorë në Ballkan, me të cilat nuk është e kënaqur”, ka thënë ai.

Lepaja mendon se tani Kosovës i duhet një unitet i të gjitha palëve, për i’iu kundërvu shantazheve serbe.

“Mendoj se Kosovës, aktualisht i duhet një bashkim i të gjitha palëve dhe një kundërvënieve shantazheve të pafund të Serbisë e cila jo vetëm se nuk e pranon peshën e krimeve ndaj civilëve në Kosovë, por kërkon edh korrigjimin edhe rikthimin Kosovës në kuadër të Serbisë”, thotë Lepaja.

Ai thotë se Mogherini nuk mund ta amnistoj Serbinë e as të bëjë avokatin e saj, e në anën tjetër ta trajtojë padinijtetshëm Kosovën.

“Mogherini nuk mund të amnistojë Serbinë, as nuk mundet të bëjë avokatin e interesave të saj ekonomike e politike në Kosovë, dhe të trajtojë padinjitetshëm qytetarët e Kosovës. të cilët falë edhe angazhimeve të ngjashme të lobit serb dhe avokatëve të tij, ende kanë mbetur të vetmit me kufizim të lirisë së lëvizjes në Evropë e sidomos në Ballkan. Kjo e bënë qasjen e BE në raport me Kosovën jo etike dhe jo korrekte, dhe zonja Mogherini e ka humbë kredibilitetin e ndërmjetësueses në emër të BE, dhe lidhur me këtë edhe institucionet e Kosovës do të duhej të bëjnë kërkesë zyrtare”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat