A ka “kaçik” ministri Tahiri të luftoj krimin e organizuar, korrupsionin dhe haraçin?

Politika

A ka “kaçik” ministri Tahiri të luftoj krimin e organizuar, korrupsionin dhe haraçin?

Nga: N.Sh Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Abelard Tahiri

Ministri Abelard Tahiri, tha se gjatë vitit 2019 do të fillojë konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe do të shkatërrohen grupet kriminale të cilat janë marrë me haraç dhe fajde.

“Besoj që viti i ardhshëm të jetë më i fuqishëm në luftimin e këtyre dukurive, sepse janë ngritur kapacitetet brenda gjyqësorit, prokurorisë, kemi bërë avancim të ligjeve. Mendoj që do të jetë prioritetit im që të konfiskohen pasuritë që janë fituar paligjshëm. Viti 2019 do të jetë vit që do të tregojmë suksese  edhe më të mëdha në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në shkatërrimin e grupeve të krimeve, që janë marrë me haraç e fajde”, tha Tahiri.

Millaku: Deklaratat pompoze nuk kanë munguar asnjëherë

Image
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku thotë se nëse ndodh kjo që ka thënë ministri Tahiri, atëherë gjysma e Qeverisë duhet të futet në burg.

“Deklarata të tilla pompoze nuk na kanë munguar asnjëherë por haraçi dhe fajdeja janë rrit e kanë shkatërruar ekonominë tonë. Pas korrupsionit ky është krimi më i egër dhe më shkatërruesi, pra qeveria është në dijeni të dukurive por po pret ditë më të mira për t’i luftuar. Ky krim është dashur dje të luftohej. Uroj të luftohet kjo dukuri. Nëse kjo deklaratë e Tahirit bëhet realitet atëherë gjysma e qeverisë duhet të futet në burg, por ministri nuk ka "kaçik" ta bëjë këtë”, thotë deputetja Millaku për gazetën “Bota sot”.

Berisha kërkon vepra

Image
Zafir Berisha

Ndërsa, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha pohon se, fjalët shpeshherë kanë mbetur vetëm deklarata, duke shpresuar që deklarata e Tahirit të jetë e vërtetë.

“Ishalla e ka përnjëmend ministri Abelard Tahiri dhe nga fjalët kalon në vepra, sepse shpeshherë fjalët kanë mbetur vetëm deklarata boshe”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat