"BE nëse ka interes ta integroj Serbinë le ta bëj, por jo duke shkelur mbi gjakun e shqiptarëve"

Politika

"BE nëse ka interes ta integroj Serbinë le ta bëj, por jo duke shkelur mbi gjakun e shqiptarëve"

Nga: D. B. Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:23
BE

Analisti politik Leon Duhanaj vlerëson se tensionet nuk janë as me Serbinë, e as me BE-në, pasi ajo çfarë është duke ndodhur është se Kosova po e shpërfaq pavarësinë e vet si shtet sovran as me shumë as me pak.

Serbia duke qenë se ka përkrahjen ruse dhe duke qenë se BE mundohet ta shkëpus nga Rusia për ta integruar në BE me qëllim të largimit të ndikimit rus ne regjion, ka bërë shumë lëshime ndaj Serbisë.

 

Image
Leon Duhanaj

“Po ashtu e ka shndërruar atë në një shtet të llastuar i cili çfarë të kërkon edhe merr edhe pa asnjë meritë, përderisa në anën tjetër as nuk respekton asnjë marrëveshje asnjë detyrim. Pra në terë ketë maskaradë që zhvillohet Serbia bën hapa para në përderisa Kosova pëson. Kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e mirë! BE, ka bërë shumë gabime politike në agjendën e Integrimit evropian duke përdorur standarde të dyfishta, ledhato Serbinë, shkelë Kosovën”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Sipas tij, Serbia në anën tjetër mbushë buxhetin me para të shqiptarëve përderisa nuk len gurë pa lëvizur për ta dëmtuar atë.

“BE ka kërkuar kritere të pakuptimta ndaj Kosovës për liberalizim vizash dhe, në fund prapa nuk ka viza por në të njëjtën kohë thonë që  është vendim politik. Dhe duke analizuar zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë, atëherë duhet të themi se ky vendim, jo vetëm ka qenë i domosdoshëm, por është tejet i vonuar dhe i pamjaftueshëm. Me Serbinë përpos taksës duhet edhe reciprocitet të plotë në të gjitha sferat. Madje jam i mendimit që edhe me politikanët serb të Kosovës të cilët hanë bukën e Kosovës dhe punojnë kundër interesit të saj, të ketë një qasje ndryshe”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Ai konsideron se çdo shkelje e Kushtetutës duhet të sanksionohet me gjoba, dhe nëse një Ministër serb merr para nga buxheti dhe bën veprime antikushtetuese duhet t'i ndalët paga si formë gjobe.

“Mjaftë më, ka shkuar kjo punë. Po na shkelin n ‘qafë çdo dit e ne veç sa këqyrim seri. BE nëse ka interes ta integroj Serbinë le ta bëj, por jo duke shkelur mbi gjakun e shqiptarëve. Në anën tjetër, nuk kemi çfarë frikësohemi ne raport me BE-në, pasi ne duhet t'i plotësojmë standardet e kërkuara sepse janë edhe në interesin tonë”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka pohuar se shtetasit e Kosovës assesi nuk duhet të shkelin mbi interesat  e tyre nga frika se mos po ka ngecje në integrim.

“Nuk ka dhe nuk mund të ndodhë me shumë ngecje se sa tash që e kemi, sepse ne jemi të bllokuar si në geto dhe nuk kanë çfarë na bëjnë më keq. Kosova duhet të ngritë nivelin e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në qeverisje dhe në çdo segment. Andaj ne duhet ta ndërtojmë shtetin e së drejtës, jo pse na kërkohet, por se është në interesin tonë ndërsa integrimi dhe me doemos duhet ardhur kjo ditë sepse nuk kanë kah t ‘na çojnë”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat