Ambasadori amerikan i shpallë “luftë” krimit në Kosovë, ministri Tahiri premton luftimin e haraçit

Politika

Ambasadori amerikan i shpallë “luftë” krimit në Kosovë, ministri Tahiri premton luftimin e haraçit

Nga: N.Sh Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 19:19
Philip Kosnett

Deklaratat e ministrit të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, se gjatë vitit 2019 do të fillojë konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe do të shkatërrohen grupet kriminale të cilat janë marrë me haraç dhe fajde, nuk po konsiderohen serioze.

“Besoj që viti i ardhshëm të jetë më i fuqishëm në luftimin e këtyre dukurive, sepse janë ngritur kapacitetet brenda gjyqësorit, prokurorisë, kemi bërë avancim të ligjeve. Mendoj që do të jetë prioritetit im që të konfiskohen pasuritë që janë fituar paligjshëm. Viti 2019 do të jetë vit që do të tregojmë suksese  edhe më të mëdha në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në shkatërrimin e grupeve të krimeve, që janë marrë me haraç e fajde”, tha Tahiri.

E këtë e quan deklaratë të Tahirit, Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut e quan si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovës, Philip Kosnett.

Ai thotë se, kjo deklaratë e ministrit të drejtësisë është vetëm propagandë dhe arsyetim kinse deri sot nuk punuam me drejtësinë, por vitin tjetër do të bëjmë shtetin e Kosovës funksional ku do të sundohet vetëm ligji,

Image
Naim Miftari

“Kosova, nuk ka vuajtur kurrë për mungesë të ligjeve, por ka vuajtur se zbatuesit e ligjit dhe institucioneve të shtetit janë kontrolluar nga mafia politike, do të thotë kontrollohen nga politikanët e korruptuar që kanë shumë arsye me u friku ligjit dhe drejtësisë neutrale. Nuk është e paditur se ministri i Drejtësisë është piun i Hashim Thaçit. Këto janë deklarata si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i cili ka deklaruar “luftë” politikës së korruptuar të Kosovës”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari shprehet se, këto deklarata janë përralla dhe premtime sikurse në kohën e zgjedhjeve.

Deklaratat e ministrit Tahiri janë vetëm blerje e kohës për shefat e tij, nga mafia politike e Kosovës dhe shitje e pluhurit për publikun kinse po punohet edhe më mirë se më herët. Prandaj i kemi 320.000 lëndë të pa përfunduara gjyqësore dhe për një vendim gjyqësor duhet me prit 8 vite e më shumë. Shukrt deklaratat e tilla janë të pabesueshme dhe janë përralla politike sikur në kohën e zgjedhjeve kur politikanët e korruptuar premtojnë zhvillim ekonomik, politik dhe në fund rezultati del zero”, përfundon ai.

Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton ti keni sistemet në letër nëse ato nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme, ka thënë Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, javën e kaluar.

Ambasadori Amerikan, ka dhënë mesazhe të qarta se SHBA-ja është e përkushtuar që të ketë rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit, duke theksuar se beson se përkushtimi i qeverisë dhe popullit të Kosovës për ta luftuar korrupsionin në çdo nivel është themeli i arritjes së begatisë dhe integrimit perëndimor që e synoni.

Ambasadori Kosnett, në këtë mesazh, thekson se qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

“Ju nxis që të shikoni përtej interesave personalë dhe ta kërkoni me ngulm drejtësinë dhe llogaridhënien që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë. Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg; konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim. Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet", ka theksuar ambasadori Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat