Nitaj tregon se kur mund të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë

Politika

Nitaj tregon se kur mund të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë

Nga: N.H Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:16
Muharrem Nitaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe, nuk ka qenë një masë prej qejfit, mirëpo, sipas tij, një masë e detyrueshme.

Ai ka thënë se taksa 100 për qind do të mund të hiqet kur do të ndryshojë qasja e Serbisë ndaj Kosovës.

“Taksa ndaj produkteve serbe, nuk ka qenë një mase prej qejfit por ka qenë një masë e detyrueshme. Kosova nuk ka pasur zgjidhje tjetër përballë një agresioni të hapur ekonomik, politik, diplomatik të Serbisë. Prandaj edhe kjo taksë do të mund të hiqej kur të ndryshojë qasja e Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Tutje, deputeti nga radhët e pozitës ka nënvizuar se e mbështet dhe e quan të drejtë qëndrimin e Qeverisë Haradinaj, karshi këtij vendimi.

“Qeveria është deklaruar se taksa do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën dhe unë vlerësoj se ky qëndrim është i drejtë dhe si të tillë, do ta mbështes”, ka përfunduar Muharrem Nitaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat