“Thaçi në avantazh të madh përballë opozitës së fuqishme”

Politika

“Thaçi në avantazh të madh përballë opozitës së fuqishme”

Nga: A.M. Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:48
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani e quan të gabuar vendimin e Partisë Socialdemokrate për t`u bërë pjesë e dialogut me Serbinë, pasi që opozita tashmë ka vështirësi të mëdha.

“Është e vërtet që Thaçi ka avantazh të madhe përballë opozitës se fuqishme në Kosovë, është edhe një e vërtet tjetër që pa votat e opozitës apo pa 2/3 për të kaluar ndonjë marrëveshje me Serbinë. Opozita ka vështirësi të mëdha s`ka unitet dhe është e ndarë PSD ka gabuar që ka hyre në një koalicion për marrëveshje me Serbinë.

Ai ka paralajmëruar se Kosova mund të pësoje në këtë dialogë, dhe ka sugjeruar që të shkohet në zgjedhje në vitin e ardhshëm.

“Kosova mund të pësoje në këtë dialogë pa unitet, kërkohet një marrëveshje paraprake pozitë dhe opozite  për të u marr vesh për dialog si dhe pas  marrëveshjet eventuale duhet të shkohet në zgjedhje vitin tjetër në qershor”.

Për më tepër, ai ka theksuar se presidenti Thaçi ka arritur që të paraqes vetën si person kredibil për të arrit marrëveshje përfundimtare.

Image
Blerim Burjani

“Thaçi ka arrit të bëjë për vete  shumë ta paraqes veten si njeri i vetëm kredibil për të arrit marrëveshje  përfundimtare , andaj duhet të gjendet një model i përbashkët i koordinimit me një ekip profesionale si duhet  rrethanat janë të pafavorshme për LDK dhe VV, njëherë për njëherë, pa marr parasysh se edhe ekip negociator i aprovuar nga kuvendi, BE e ka përjashtuar Haradinajn dhe ekipin  negociatore prej dialogut, Hashimi vlerësohet se është i vetmi i dëshirim, pra problemi është se a është e gatshme PAN ta heq Hashimin nga negoicitat. Ndoshta e vetmja rrugë e AAK, Nisma PSD, LDK e VV behën bashke për të shkuar në zgjedhje nëse nuk shkohet në zgjedhje, Hashimi mbetet e vetmja alternative”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat