A do t’i kundërvihej BE-ja Kosovës?

Politika

A do t’i kundërvihej BE-ja Kosovës?

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:57
BE

Kosova duhet herët apo vonë ta dëshmojë vetën se është shtet i pavarur dhe se sovraniteti i saj është i pa negociushëm, i pëlqej kjo apo jo dikujt në BE.

Kështu kanë vlerësuar, njohësit e çështjeve politike dhe ata të integrimeve evropiane, sipas të cilëve, Serbia kot mundohet të luaj rrolin e palës së dëmtuar, pasi bota e civilizuar di për çdo gjë që ndodhi në Kosovë.

Me këtë rast, ata kanë komentuar presionet e fundit të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke i cilësuar ato si të kota në krahasim me mbështetjen që po i jepet Kosovës nga SHBA dhe vendet e fuqishme evropiane. 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku ka pohuar se Bashkimi Evropian, nuk do të na kundërvihet nëse sheh vendosmërinë e qeverisë tonë, për të qenë të barabartë në bisedime.

“Ne duhet të mësohemi me faktin se jemi shtet dhe të tillë do të na pranojnë edhe të tjerët e nëse tek ne vërejnë pavendosmëri për ta vlerësuar sovranitetin tonë kjo do të na dëmtojë në të gjitha pikëpamjet” është shprehur deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat