Ashpërsohet fjalori Haradinaj - Mogherini

Politika

Ashpërsohet fjalori Haradinaj - Mogherini

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:17
Hahn, Haradinaj dhe Mogherini

Njohësi i të drejtës së Bashkimit Evropian, Emrush Ujkani, ka thënë se kjo çka është duke ndodhur tani, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka qenë e pritur të ndodh edhe më herët ose vonë për aq sa BE, respektivisht Shtetet Anëtare të BE-së mos ta njohin të gjitha Kosovë.

Sipas tij, mos njohja nga të gjitha shtetet anëtare nënkupton që BE nuk mund të jetë unike me Kosovën, pasi mos të qenurit unik nga ana e shteteve anëtare të BE-së në raport me Kosovën, nënkupton që Kosova nuk e ka të definuar saktë dhe qartë statusin e saj në agjendën Evropiane.

Image
Emrush Ujkani

“Kjo për arsye se, për disa anëtarësimi i Kosovës në BE nëse do ndodhte tani do ishte shtet e për 5 vende tjera ende si pjesë e Serbisë. Andaj të gjitha këto që ndodhin tani kanë qenë të pritshme. Përkundër faktit se BE-ja ka investuar shumë në Kosovë dhe është njeri nga partnerët më strategjikë të Kosovës”, ka thënë njohësi i të drejtës së Bashkimit Evropian, Ujkani.

Ai konsideron se Kosova duhet herët apo vonë ta dëshmojë vetën se është shtet i pavarur dhe se sovraniteti i saj është i pa negociushëm, i pëlqej kjo apo jo dikujt në BE.

“Nuk e besoj që kjo gjendje do të ndikojë në raportet e BE-së me Kosovën, sepse duhet ta kemi të qartë për Shtetet kryesore të BE-së Kosova është projekt i krijuar dhe ngritur me bashkëpunimin e ngushtë andaj kjo më bënë të besoj që përkundër ashpërsimit të fjalorit nga Kryeministri i Kosovës dhe përfaqësuesja e lartë për politike të jashtme të BE-së, një gjë e tillë nuk do mund ta dëmtojë partneritetin strategjik dhe orientimin strategjik që ka Kosova karshi perëndimit”, ka  thënë Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat