"Përkrahja dhe mbështetja e SHBA-ve ndaj Kosovës është ajo që drobit shpresat e serbëve"

Politika

"Përkrahja dhe mbështetja e SHBA-ve ndaj Kosovës është ajo që drobit shpresat e serbëve"

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:21
Donald Trump

Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi, ka thënë se Bashkimi Evropian ka statujën e strukturuar të një bashkimi vlerash të shoqërive perëndimore dhe si i tillë nuk ka hapin e kompastit të Kosovës që është një shoqëri e re dhe krahas problemeve të shumta.

Image
Artur Roshi

 “Bashkimi Evropian ka fuqinë e moralit, të maturisë, të ekonomisë, të forcës ushtarake, të eksperiencës, të komunikimit dhe si e tillë do gjej mënyrën për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Ashtu edhe sikundër do të vazhdojë përkrahjen në mënyra të ndryshme për të dy vendet për ti inkurajuar të ecin drejt zhvillimit dhe jo drejt konfliktit. Këtu është një situatë që do të kalojë shpejt dhe gjërat do futen në rrjedhën e normalitetit dhe marrëdhënieve reciproke”, ka thënë Roshi.

Ai konsideron, se rruga e vetme në këtë mes është Kosova drejt Bashkimit Evropian dhe jo Bashkimi Evropian drejt nesh.

“Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës janë të pritshme në kufirin emocional të serbëve, kur shohin një xhelozi ndaj rimëkëmbjes dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Përkrahja dhe mbështetja e SHBA-ve ndaj Kosovës është ajo që drobit shpresat e serbëve për të pasur nën tutelë ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Artur Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat