Kujdes sonte, ajri në Prishtinë është i rrezikshëm

Prishtina

Kujdes sonte, ajri në Prishtinë është i rrezikshëm

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:04
Prishtina

Ajri në Prishtinë në këtë mbrëmje ka prekur edhe nivelin e fundit të ndotjes.

Sipas departamentit për matjen e ajrit në Ambasadën e SHBA-së, indeksi i cilësisë së ajrit është 383.

Me këtë ajër, Prishtina renditet në nivelin e gjashtë, i cili është edhe i fundit i ndotjes.

Me këtë ajër rrezikohet shëndeti i gjithë qytetarëve, prandaj rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat