1 muaj paraburgim për tentim vrasjen e policit në Prishtinë

Prishtina

1 muaj paraburgim për tentim vrasjen e policit në Prishtinë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
Policia e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media njofton se Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.E, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje në tentativë .

Të pandehurit A.E iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.E më datë 19.12.2018, rreth orës 00:41 në Prishtinë, kishte tentuar të thyejë vetura me çekan për të cilën kishin njoftuar qytetarët  ku në momentin që zyrtarët policor kishin arritur në vendin e ngjarjes dhe kishin urdhëruar që i njëjti të ndalojë, i dyshuari  ka filluar të ik me vrap dhe me qëllim që të privojë nga jeta zyrtarët policor të cilët i vihen pas për ndjekje, i pandehuri A.E kishte nxjerrë armën nga brezi dhe kishte shtënë tri herë në drejtim të zyrtarit policor, po ashtu duke mos përfill urdhrat  e zyrtarëve policor ka rezistuar gjatë arrestimit të tij  me ç’ rast njërit nga zyrtarët policor i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat