Abrashi: Zanafilla e dialogut nisi me planin e Ahtisaarit.

Prishtina

Abrashi: Zanafilla e dialogut nisi me planin e Ahtisaarit.

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Në konferencën “Perspektiva e partive politike për fazën e fundit të dialogut”

Në konferencën “Perspektiva e partive politike për fazën e fundit të dialogut” të organizuar nga Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, pjesëmarrësit paraqitën idetë e partive të tyre në lidhje me hapat që Kosova duhet të bëjë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, foli për historikun e dialogut të Kosovës me Serbinë, me ç’rast tha se zanafilla e dialogut nisi me planin e Ahtisaarit.

“Derisa shtetet fqinje, po e zëmë Serbia, dialogun e kanë trajtu me më seriozitet. Ata kanë një zyre, një ministri që është marrë në vazhdimësi me këtë për kundër asaj që janë ndërru qeveritë, ata kanë pas njerëz teknik që janë marrë vazhdimisht me atë punë. Tek ne e kemi pas një ekip negociator gjatë procesit të Ahtisaarit. Mandaj ajo është zhba dhe ka mbet forma ad hoc dhe janë ndrru ekipet sipas nevojave të qeverisë”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, ministri Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar për përfitimet e Kosovës nga ky dialog.

“Ne e kemi shfrytëzuar dialogun me Serbinë në mënyrë që ta ngadalësojmë Serbinë që të mos ecë shumë nga ne, duke krijuar një problem gjithherë më të madh dhe në anen tjetëe e kemi shfrytëzuar dialogun për realizimin e interesave tona si shtet”, ka thënë minsitri Ismaili.

Nga ana tjetër, deputeti nga partia Social Demokrate, Frashër Krasniqi, ka bërë thirrje për një unitet të klasës politike.

"Jemi tu fol me Serbinë jemi tu i dal para Serbisë dhe duhet me qenë bashkë. Vuciqi dy vjet para se me folë për nogociata, ai ka hap debat në Serbi që me mbrri një unifikim e me dalë para Kosovës të unifikuar”, ka thënë Krasniqi.

Që të tre përgëzuan organizatën Paqja Studentore në lidhje me organizimin e konferencës. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kësaj organizate premtuan që do të vazhdojnë me mbajtjen e debateve të tilla.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat