Kështu duken sheshet e Prishtinës ku komuna shpenzoi 75 mijë euro buxhet për dekorim

Prishtina

Kështu duken sheshet e Prishtinës ku komuna shpenzoi 75 mijë euro buxhet për dekorim

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:09
Komuna e Prishtinës më në fund ka përfunduar dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit

Pritjes për dekorimin e Prishtinës i ka ardhur fundi.

Komuna e Prishtinës më në fund ka përfunduar dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar disa fotografi të shesheve kryesore.

“Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, komuna e Prishtinës për dekorimin e shesheve kryesore kishte ndarë 75 mijë euro buxhet.

Duke e krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit komunës i ka kushtuar 17 mijë euro më shumë dekorimi i shesheve kryesore.

Ndërkaq për këtë Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, kishte konfirmuar për lajmi.net se këtë vit buxheti ishte më i lartë për shkak se është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari”.

Më poshtë ju sjellim fotografitë që ka shpërndarë Ahmeti në Facebook. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat