Orari i punës i komunës së Prishtinës më 31 dhjetor

Prishtina

Orari i punës i komunës së Prishtinës më 31 dhjetor

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
Komuna e Prishtinës

Sportelet në Komunën e Prishtinës më 31 dhjetor (e hënë), në ditën e fundit të vitit do të jenë të hapura për shërbime ndaj qytetarëve vetëm deri në orën 14:00.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Komuna e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se shërbimet me orar të rregullt do të fillojnë ditën e enjte, më 3 janar 2019.

“Njoftohen qytetarët se ditën e hënë, më 31 dhjetor, shërbimet e sporteleve në Komunën e Prishtinës do të punojnë deri në orën 14:00. Shërbimet me orar të rregullt do të fillojnë ditën e enjte, më 3 janar 2019”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat