Shpend Ahmeti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga Komuna

Prishtina

Shpend Ahmeti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga Komuna

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:21
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti thotë se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqje nga posti i të parit të Prishtinës, për shkak të angazhimeve që ka marrë në bashkëdrejtimin e Ekipit të Kosovës, në dialogun me Serbinë.

I pyetur se si do t’i dalë që të merret edhe me dialogun edhe me Prishtinën, Ahmeti ka thënë se “ashtu si po ia del aktualisht”.

“Unë jam në zyrën time të kryetarit të Prishtinës. Përditshmërinë e kam me Komunën e Prishtinës. Dukagjin Gorani e Visar Ymeri do të kenë më shumë kohë që të merren me punën e përditshme të dialogut”, ka thënë Ahmeti, teksa është zotuar se do t’i kryejë të gjitha 100 zotimet që i ka premtuar në fushatë zgjedhore, në fund të mandatit të tij.

I pyetur se si i komenton zërat opozitarë në Prishtinë që i kërkojnë atij dorëheqjen, Ahmeti ka thënë se “ata mezi s’presin me reagu e me kërku dorëheqjen”.

“Nuk jap dorëheqje. Patjetër do të jem kryetar”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat