Prishtina neglizhon zinë për policin Demaj, flamujt nuk ulen në gjysmështizë

Prishtina

Prishtina neglizhon zinë për policin Demaj, flamujt nuk ulen në gjysmështizë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 11:21
Shumë institucione nuk e kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë, ani pse me protokoll kjo është e paraparë.

Presidenti ka shpallur ditën e shtunë, ditë zie në Kosovë, pas vrasjes së policit Izet Demaj.

Mirëpo, në kryqytet kjo nuk po respektohet. Shumë institucione nuk e kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë, ani pse me protokoll kjo është e paraparë.

Në hyrje të Prishtinës, flamuri i vendosur te vendi i njohur si “Rrethi i Flamurit”, nuk është ulur në gjysmë shtizë.

Flamujt nuk janë ulur as në ndërtesën e ATK-së, e të Radio Kosovës.

Ndërsa në ndërtesën e ish-rilindjes ku janë të vendosura disa ministri, flamuri i Kosovës është ulur në gjysmë shtizë.

Polici Demaj mbeti i vrarë pas një shkëmbimi me armë në mes të Policisë së Kosovës dhe një grabitësi në qytetin e Istogut, raporton kallxo.

Polici Demaj do të varroset sot në qytetin e tij me ceremoni shtetërore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat