"Mati 1" në terr, mërdhijnë prishtinasit

Prishtina

"Mati 1" në terr, mërdhijnë prishtinasit

Më: 7 janar 2019 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Në disa lagje të Prishtinës janë regjistruar shkyçje të rrymës gjatë së hënës. E prej disa orësh, me mungesë të energjisë elektrike po përballet një tjetër lagje, “Mati 1”.

Banorët e kësaj pjese të kryeqytetit kosovar thonë për Gazetën Express se s'kanë arritur të marrin asnjë arsyetim për këtë ndërprerje të rrymës gjatë mbrëmjes.

Ata thonë se mungesa e rrymës po u pamundëson, ndër të tjera, edhe të ngrohen, teksa temperatura në vend po shënon minus 10 gradë Celcius.

Gjendjen në këtë pjesë të Prishtinës, një banor i “Mati 1”, i cili s’ka dashur t’i bëhet publik emri, e ka krahasuar me “apokalips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat