Bora shkakton probleme për veturën në Matiqan

Prishtina

Bora shkakton probleme për veturën në Matiqan

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:19
Matiqan

Në rrugën "Kushtrim Jashari" të Matiqanit sot janë hasur probleme në qarkullimin e veturave për shkak të borës së madhe që ka rënë pa ndalë.

Rrugët e papastruara duket se kanë paraqitur pengesë edhe për këtë veturë, e cila nuk mund të lëvizë pa ndihmën e personave të tjerë.

Reshjet e dendura të borës nuk janë ndalur që nga mëngjesi në shumë vende të Kosovës, kurse Ministria e Infrastrukturës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat