Komuna pohon se rrugët e Prishtinës janë të kalueshme, por qytetarët ankohen

Prishtina

Komuna pohon se rrugët e Prishtinës janë të kalueshme, por qytetarët ankohen

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:20
Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton se pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë të intervenojnë në pjesë të ndryshme të qytetit. Rrugët janë të kalueshme. Tani po bëhet edhe pastrimi i trotuareve, megjithëse është obligim i pronarëve të ndërtesave, objekteve afariste apo institucioneve përreth”, thuhet në njoftim.

Por qytetarë, sidomos të pjesëve periferike të Prishtinës, ankohen se po përballen me vështirësi në qarkullim dhe se rrugët dytësore as që janë prekur nga dora e kujdesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat