Ndryshon vendimi i shkollës “Elena Gjika” në lidhje me grevën

Prishtina

Ndryshon vendimi i shkollës “Elena Gjika” në lidhje me grevën

Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:49
Shkolla fillore “Elena Gjika”

Shkolla fillore “Elena Gjika” pritet ta ndryshojë vendimin në lidhje me thirrjen për grevë nga SBASHK-u.

Shkolla fillore “Elena Gjika” ishte e vetmja shkollë që këtë mëngjes e filloi mësimin.

Pas mbajtjes së mbledhjes së mësimdhënësve me drejtorin e shkollës fillore “Elena Gjika”, Betim Sylejmani, media merr vesh se është marrë vendim që edhe kjo shkollë ti bashkohet grevës së SBASHK-ut.

Disa mësimdhënës thanë se nuk e dinë se kur do të fillojë mësimi dhe se të gjithë tani i janë bashkëngjitur SBASHK-ut.

Sipas mësimdhënësve, greva do të përfundojë atëherë kur SBASHK-u të merr vendim për përfundimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat