Komuna e Prishtinës ofron 150 shujta të ngrohta në javë për fëmijët në Handikos

Prishtina

Komuna e Prishtinës ofron 150 shujta të ngrohta në javë për fëmijët në Handikos

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës.

“Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre. Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat