Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes, së shpejti do kryhen të gjitha borxhet

Prishtina

Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes, së shpejti do kryhen të gjitha borxhet

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:37
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Pallati i Rinisë është drejt rimëkëmbjes.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për një muaj e gjysmë ka mbledhë të hyra rekorde ku sipas tij, së shpejti do paguhet i gjithë borxhi dhe do vazhdohet drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme.

“Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, pa paguar gjithë pagat dhe një pjesë të vogël të borxhit”.

“Shpejt e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat