Banorët e lagjes ‘Qendra’ protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Prishtina

Banorët e lagjes ‘Qendra’ protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Banorët e lagjes ‘Qendra’ në Prishtinë, sot protestojnë kundër zhurmave të larta që u bëjnë kafiteritë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Banorja e kësaj lagjeje dhe njëra nga aktivistet që në vazhdimësi bën përpjekje për t’u ndalur zhurma në këtë lagje, Violeta Geci Laamanen ka njoftuar se në protestë do të dalin banorët e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Nurije Zeka”.

Ajo thotë se dy kafiteri po e prishin rendin dhe qetësinë publike, duke e thyer ligjin dhe duke i terrorizuar banorët deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Policia është e vetmja, e cila reagon ndaj thirrjeve të banorëve, gjersa institucionet përgjegjëse, Komuna dhe Inspektorati Komunal, nuk ndërmarrin absolutisht asgjë, madje refuzojnë kërkesat tona për takime”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat