Punëtorët teknikë protestojnë para Komunës, kanë këto kërkesa

Prishtina

Punëtorët teknikë protestojnë para Komunës, kanë këto kërkesa

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:04
Pamje nga protesta

Para Komunës së Prishtinës sot kanë protestuar, dhe pastaj janë shpërndarë të qetë, punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit.

Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë që të zbatohet ligji për komunën e Prishtinës, përmes së cilit këta punëtorë teknikë kalojnë nën menaxhim të komunës.  Kërkesë tjetër është edhe pagesa e katër përqindëshit që ishte premtuar nga janari i vitit të kaluar.

Kryetar i sindikatës së sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se privatizimi është bërë në mënyrë jo te ligjshme.

Azemi me disa përfaqësues të punëtorëve teknik momentalisht janë në takim me kryetarin Shpend Ahmeti.

Ndërsa pas disa minutash ata dolën me arsyetimin se punëtorët duan garanci nga vetë kryetari i komunës Shpend Ahmeti e jo nga nënkryetarët, e në takim me ta ishte nënkryetari Muhedin Nushi, përcjell KosovaPress.

Protesta vjen pas takimit me punëtorët teknikë  të shkollave “ Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”,   “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF  të komunës së Prishtinës, ku temë diskutimi ishte mos pagesa e  4 % rritja e pagave në sektorin publik nga 1 janari 2018, dhe neglizhenca e komunës  për  kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat