Gjykata Kushtetuese nesër pritet të merr vendimin nëse do ketë rivotim në Prishtinë

Prishtina

Gjykata Kushtetuese nesër pritet të merr vendimin nëse do ketë rivotim në Prishtinë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:03
Gjykata Kushtetuese

Çështja e të parit të kryeqytetit duket se ende nuk është zgjidhur, të paktën sipas ish kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi. Ai beson se pretendimet e tij që ka pasur shkelje, do të aprovohen nga Gjykata Kushtetuese.

Abrashi në një prononcim ka thënë se e gjithë kërkesa e tij drejtuar organit më të lartë në vend është e argumentuar mirë, këtë sipas tij e ka konfirmuar dhe Gjykata Supreme dhe disa nga opinionet e komisionit të Venecias.

Ndërsa, Gjykata Kushtetuese në një përgjigje me shkrim i ka thënë se kërkesa e ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës, është në fazën përfundimtare të shqyrtimit.

Përkundër kësaj, burime të kp kanë bërë të ditur se vendimi për këtë kërkesë pritët të vendoset nesër.

Për  ish-kandidatin për kryetar të Prishtinës, zvarritja e madhe që ka ndodhur tek ky rast të len me dyshuar se mund të ketë ndikime politike. Sipas tij, rasti ka qenë shumë i thjesht dhe i lehtë për t’u zgjidhur.

Në rast të refuzimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, ish kandidati për kryetar të kryeqytetit  nuk e mohon dërgimin e saj dhe tek gjykata në Strasburg.

Abrashi: Rasti është shumë i thjesht për t’u zgjidhur

 “Çka është më tragjike të cilat janë dorëzuar pas rastit tim në Gjykatë Kushtetuese që kanë qenë shumë raste më të komplikuara dhe janë vendosur më herët se ky rast. Prandaj, tej zgjatja dhe stërgjatja e këtij rasti len me dyshuar shumë... janë shumë të argumentuara sepse e përmenda rastin e Gjykatës Supreme ku vet thotë që  nuk e kanë trajtuar kushtetueshmërinë , kemi pesë a gjashtë opinione të komisionit të Venecias, ose forumit të Venecias që janë të inkorporuar. Prandaj rasti është shumë i thjesht për me vendosur dhe ka qenë shumë i lehtë... unë do të shoh gjitha mundësitë ligjore, përfshi dhe Strasburgun, duke përfshi dhe ekspertizën ndërkombëtare duke përfshi dhe forma të tjera të ndëshkimit të gjithë atyre që munden me pas gisht në këtë rast”, deklaron Abrashi.

Ndërsa, nga organizata joqeveritare, “Çohu”, Artan Demhasaj  është shprehur se ankesat dhe mund të jenë të bazuara, mirëpo duhet të shikohet se sa ato kanë ndikuar në procesin zgjedhor.

Demhasaj konsideron se kjo çështje duhet të ketë një epilog, të mbyllet dhe mos të mbetet pezull.

Demhasaj: Problemi qëndron se sa këto ankesa kanë arritur me diku në procesin zgjedhor

“Ankesat e tij dhe kërkesat e tij mund të jenë të bazuara, problemi qëndron këtu se ato a kanë arritur me diku në procesin zgjedhor të balotazhit dhe në rezultatin final që ka dal...në rast se vërteton në bazë të provave që i ka se ka mundur të ketë shkelje, por dhe shkeljet që pretendohen nuk janë të vërteta, por dhe nëse janë të vërteta nuk kanë mundur të ndikojnë me prish procesin dhe ndikuar në rezultat final duhet të jap vendimin që të vazhdoj qeverisja aktuale që është deri në fund të mandatit dhe të mbyllet kjo çështje, mos të mbetët si çështje e hapur dhe pezull qysh ka mbetur deri më tash”, shprehet Demhasaj.

Nga komuna e Prishtinës, zëdhënësi Adonis Tahiri beson se Gjykata Kushtetuese do të marr vendim të drejtë.

Sipas tij, ish kandidati për kryetar të Prishtinë, Arban Abrashi ende nuk po e tejkalon humbjen që e ka pësuar në kryeqytet.

Për këtë arsye, ai thotë se më nuk po i marrin seriozisht deklaratat e tij.

Tahiri: Deklaratat e Arban Abrashit nuk po i marrim më seriozisht

“Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të merr vendimin e drejt, për shkak se nuk ka se si të veproj ndryshe. Kurse sa i për ketë kërkesave të Arban Abrashit ne e shikuam dhe para disa jave që përmes presionit ndaj mediave e publikoj një letër kinse komisioni i Venecias ka vendosur për këtë çështje pa pasur kërkesë fare atje. Kështu që ai ende nuk po e tejkalon humbjen që e ka pësuar në Prishtinë dhe ende sheh ëndërra të jetë kryetar i Prishtinës për këtë arsye nuk po i marrim seriozisht deklaratat e tij”, thotë ai.

Janë bërë mbi një vit që procesi për të parin e kryeqytetit ka përfunduar, sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ,  Shpend Ahmeti ka fituar me disa qindra vota më shumë se kundër kandidati i tij nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat