Shumë qytetarë të Prishtinës po ankohen për rrugët e papastruara dhe vështirësitë në komunikacion. Por, një person tjetër ka një hall shumë më të madh.
Ai është parë duke fjetur në mes të sheshit në kryeqytetit. I mbuluar me disa batanije dhe shtruar në pako, ky person i panjohur ka qëndruar për disa orë në mes të sheshit në Prishtinë.
Kjo pamje e rëndë ka befasuar edhe kalimtarët të cilët në mënyra të ndryshme kanë reaguar duke parë këtë person të shtrirë në tokë.
Temperaturat në atë kohë kanë qenë -5 gradë, nbërsa gjatë natës kanë shkuar deri në -8 gradë.