Bora u shkakton telashe, qytetarët e Prishtinës ankohen se Komuna s’e kreu punën

Prishtina

Bora u shkakton telashe, qytetarët e Prishtinës ankohen se Komuna s’e kreu punën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Vështirësi qarkullimi kanë pasur qytetarët e Prishtinës të shtunën, për shkak të reshjeve të borës.

Kalimi sidomos nëpër rrugët periferike, ka qenë i vështirësuar.

Përkundër që thonë se veturat i kanë të pajisura me goma dimri, kalimi nëpër rrugë sipas tyre, nuk është i lehtë.

E disa qytetarë të tjerë kanë vendosur që vetë të pastrojnë rrugën dhe trotuarin para pronave të tyre.

Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se pjesa më e madhe e rrugëve janë të kalueshme.

“Të gjitha kompanitë janë në terren me makineritë e tyre dhe po e japin maksimumin. Mirëpo, duke e pasur parasysh sasinë e borës që ka rënë, dhe temperaturat e ulëta, apelojmë për kujdes në vozitje”, ka thënë Adonis Tahiri, Zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Me probleme dhe vështirësi të njëjta u përballën banorët e Prishtinës edhe dy javë më parë, kur reshjet ishin të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat