Për 24 orë, tre raste dhunë në familje raportohen vetëm në rajon të Prishtinës

Prishtina

Për 24 orë, tre raste dhunë në familje raportohen vetëm në rajon të Prishtinës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Tre raste të ndryshme të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonin e Prishtinës. Si rrjedhojë tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

Rasti i parë, sipas Policisë, ka ndodhur në kryeqytet, ku një bashkëshort raportohet se vazhdimisht ka rrahur gruan e tij. 

“Prishtinë  26.01.2019 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton PK-ja.

Rasti tjetër është denoncuar në Podujevë. Një grua raportohet të ketë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është rrahur nga bashkëshorti i saj, i cili më pas është arrestuar. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, raporton Policia. 

E rasti i tretë i raportuar gjatë 24 orëve të fundit, të dhunës familjare, në rajonin e Prishtinës, njoftohet të ketë ndodhur në fshatin Plemetin të Obiliqit. 

Një viktimë, femër e komunitetit ashkali, bëhet e ditur se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj. Për këtë ajo ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore. 

“Viktima femër ashkalike/shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në kumtesën e PK-së. 

Të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thekson njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat