Puseta me thellësi rreth 3 metra e hapur që disa muaj në trotuar

Prishtina

Puseta me thellësi rreth 3 metra e hapur që disa muaj në trotuar

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:04
Puseta

Në trotuarin e rrugës “Ali Vitia” në lagjen “Kalabria” të Prishtinës ka disa muaj që këmbësoret rrezikohen të bien në pusetën e hapur e cila ka thellësi rreth 3 metra.

Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që në mënyrë urgjente të ndërmarr masa.

Në puset është vendosur një degë peme për të sinjalizuar qytetarët për rrezikun e mundshëm.

Image

“Urgjentisht kërkojmë që pusetës në fjalë t’i vendoset kapaku sipas standardit të kërkuar”, thuhet në një reagim të banorëve të asaj lagje drejtuar Komunës së Prishtinës. Me këtë rast reagimi është përcjell edhe me një fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat