Prishtinë, dy grabitje të armatosura brenda një ore

Prishtina

Prishtinë, dy grabitje të armatosura brenda një ore

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:51
Policia e Kosovës

Dy grabitje të armatosura kanë ndodhur brenda një ore, pas mesnate në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar mbrëmë rreth orës 01:00 se derisa ishte në vendin e punës, ka ardhur një person i panjohur, i maskuar dhe i armatosur, dhe nën kërcënimin e armës i kishte grabitur para të gatshme në shumën prej 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa, grabitja tjetër raportohet të ketë ndodhur pas rreth 50 minutave në rrugën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit viktima ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të gjatë dyshohet të ketë qenë kallashnikovë dhe tjetri pistoletë, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur para të gatshme në shumën prej 270 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në të dy rastet nuk raportohet për persona të lënduar. Rasteve i janë përgjigjur njësitet policore, por nuk raportohet për persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat