Komuna e Prishtinës emëron një shkollë me emrin e ish drejtorit të Arsimit

Prishtina

Komuna e Prishtinës emëron një shkollë me emrin e ish drejtorit të Arsimit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:58
Remzi Salihu

Komuna e Prishtinës e ka emëruar një shkollë me emrin e ish drejtorit të Arsimit, Remzi Salihu.

Ky propozime është bërë nga asambleistja e AAK-së në Kuvendin e Prishtinës, Fiknete Bejta.

Për këtë Kuvendi pritet të marrë vendin nesër.

“Me propozimin tim si asambleiste , nesër në Mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës për vitin 2019 do të votojmë që Shkolla Fillore e Gjelbër të emërtohet me emrin e profesor Remzi Salihut. Remzi Salihu një emër i njohur i arsimit tonë, tri dekada të jetës së tij ia kushtoi arsimit, dijes dhe shkencës”, ka shkruar Bejta.

Sipas saj kontributi i tij për arsimit do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë, sepse ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar, siç thotë ajo, për profesionin e tij, për të mirën e vendit të vetë.

“Ky vendim do të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Kuvendin e Komunës për arsye se respekton njeriun që dha shumë për këtë qytet”, ka shkruar tutje ajo.

Kujtojmë se Remzi Salihu ishte drejtor në Komunën e Prishtinës në kohën e Isa Mustafës, ndërsa ishte vrarë në venin e tij të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat