Apelit refuzon ankesat në rastin ‘shmangie nga tatimi’

Prishtina

Apelit refuzon ankesat në rastin ‘shmangie nga tatimi’

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 13:05
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e I.K., M.Z. dhe E.K, të cilët akuzohen për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore të palëve nuk janë të bazuara, sepse gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar, në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se aktakuza e prokurorisë, ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar mirë dhe se të dyshuarit kanë kryer veprat penale në fjalë.

Gjykata nëpërmjet një komunikate, sqaron se tani për tani nuk ka argumente bindëse dhe që nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilat mund të hudhet aktakuza, ashtu siç kërkohet më dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. 

“Me këtë rast, gjykata ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26.12.2018, e rrjedhimisht edhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të datës 28.08.2018. Sipas kësaj aktakuza I.K. dhe M.Z. akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrim” dhe veprën penale “ Shmangie nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, këta dy së bashku më të akuzuarin E.K, akuzohen edhe për veprat penale: “Pastrim i parave “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat