Lirohet nga detyra drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Lirohet nga detyra drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:34
Jonuz Salihaj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka liruar nga detyra, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj.

Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Me kërkesë të patnerit të koalicionit (AAK),  Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se me largimin e Salihajt, në Komunën e Prishtinës, tri drejtori kanë mbetur pa drejtor.

Në nëntorin e 2018-tës, Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit, kurse Yll Rugova kishte dhënë dorëheqje nga drejtoria e Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat