Në verë pritet të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor

Prishtina

Në verë pritet të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Genc Bashota

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, gjatë një konference për media, njoftoi se për projektin e parkingut nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik, deri më tani janë dy kompani garuese.

“Jemi në fazën e zgjedhjes së operatorit. Për momentin i kemi dy kompani garuese. Forma e kontratës është publiko-privat. Numri vendparkingjeve është minimum 500. Hapësira mbi do të jetë gjelbëruese. Ky proces i përzgjedhjes së kompanive ka zgjatur deri në tetor të vitit 2018. Në garë janë dy kompani ‘Nuha’ dhe ‘Jaha Company’. Pas përzgjedhjes janë edhe dy hapa”, tha Bashota.

Bashota gjithashtu njoftoi se dy kompani të tjera janë tërhequr nga gara dhe se nuk ka ndonjë informatë pse ka ndodhur një gjë e tillë. Ai u shpreh optimist që gjatë këtij viti do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor.

“Nëse shkon sipas planit, brumi është gati, ka vera e këtij viti veç se do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor", ka thënë Bashota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat