Ahmeti tregon arsyet e shkarkimit të Januz Salihajt

Prishtina

Ahmeti tregon arsyet e shkarkimit të Januz Salihajt

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Shkarkimi nga detyra i drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim, Januz Salihaj, është bërë pas pakënaqësive që ka shprehur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka thënë para gazetarëve, i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka treguar po ashtu edhe për disa ndryshime që janë bërë në kabinetin e komunës, ku ka njoftuar se Drejtoria e Inspeksionit dhe Arsimit do të jenë nën menaxhimin e PSD-së.

Një ditë pas nënshkrimit të vendimit për shkarkimin nga detyra e drejtorit për Arsim, Januz Salihaj, i pari i Prishtinës ka dhënë arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë. Ahmeti tha se shkarkimi i Salihajt është bërë pas pakënaqësive që ka shprehur partia me të cilën është në koalicion, AAK.

Ahmeti: Salihaj është shkarkuar me kërkesë të AAK-së

“Drejtori i Arsimit është liruar nga detyra me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën kërkesë e kanë dorëzuar  në nëntor të vitit të kaluar. Kanë pasur mospajtime dhe se nuk mund të konsiderohet si drejtor i emëruar apo i propozuar nga AAK, edhe pse ju kam lënë kohë diku tre muaj që të shohin se a mund t’i zgjidhin ato çështje që i kanë ndërmjet veti, në fillim të këtij muaji është bërë e qartë se tash e tutje si pjesë e marrëveshjes së koalicionit nuk mund të konsideroj atë drejtor si drejtori të Aleancës, sepse ata nuk pajtohen me qëndrimet apo me punën e Salihajt”, ka thënë Ahmeti.

Ai tha se marrëdhëniet  me ish-drejtorin e Arsimit, Januz Salihaj, kanë qenë gjithmonë korrekte dhe se arsyeja e vetme e shkarkimit të tij është kërkesa e AAK-së.

Mes tjerash,  i pari i kryeqytetit, ka treguar edhe për ndryshimet tjera që janë bërë brenda kabinetit të kryetarit të komunës.

Ahmeti: Drejtoria e Inspeksionit dhe Arsimit do të jenë nën menaxhimin e PSD-së

“Tash i kemi bërë disa ndryshime. Unë kam kërkuar që si pjesë e këtyre ndryshimeve, t’i bëjmë edhe ca ndryshime në koalicion. Pra, me c’rast drejtorinë e Inspeksionit dhe në të ardhmen edhe drejtorinë e Arsimit, kanë kërkuar që të kalojnë nën menaxhimin e PSD-së, apo nën emërimet e mia direkt që i bëjë pa nominim nga dikush tjetër dhe kemi rënë dakord me ç’rast Brahim Mehmetaj që ka qenë drejtor i Inspeksionit, ka kaluar në Drejtori të Pronës. Dreni, i cili ka punuar në Drejtori të Pronës vazhdon në Drejtori të Mirëqenies Sociale për shkak të projekteve të cilat i ka marrë përsipër. E ajo është banimi i përballueshëm që ne mendojmë se duhet të jetë Drejtori të Mirëqenies Sociale dhe atë e ka si prioritet kryesor që të kemi një fond të banesave edhe që të strehoj gjitha familjet me nevojë. Drejtoresha Valbona e cila ka qenë aty kalon në të Kadastrit, e cila ka qenë e zbraztë dhe po ashtu Adonis Ta hiri është drejtor i ri i Inspeksionit”, ka thënë ai.

Deri në fund të javës, Ahmeti tha se iu mbetet që të emërojnë edhe dy drejtorë të ri, atë për Arsim dhe Kulturë, për të cilët u zotua se nuk do të jenë politike.

Ahmeti:  Ne i dimë aftësitë e të gjithëve

“Nuk është që nuk njihemi e që i dimë aftësitë  e preferencat e gjithsecilit. Disa janë diskutime të koalicionit, natyrisht nuk pranoj çdo emër që vjen, por tashmë i dimë këto dhe kush çka mund të bëjë në cilat drejtori, mendoj se kjo do ta rritë efektivititetin shumë. I kemi edhe disa prioritete edhe në Drejtori të Inspeksionit që duhet t’i zbatojnë, dhe këtë vit i kemi vendosur në plan të veprimit”, ka përfunduar ai.

I pari i kryeqytetit po ashtu ka njoftuar se Drejtoria e Pronës, Sportit dhe të Administratës do të jenë nën menaxhimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

****

Ndërrohen disa drejtorë në Komunën e Prishtinës, Ahmeti tregon arsyet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se shkarkimi i Drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj, është bërë më kërkesën e AAK-së.

Ahmeti para gazetarëve tha se kërkesën për shkarkimin e tij, partneri i koalicionit AAK e ka dorëzuar në nëntor të këtij viti, megjithëse thotë se me Salihajn kanë pasur marrëdhënie korrekte.

"Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka kërkuar të bëhen ndryshme edhe në koalicion sa u përket drejtorive.

“Kam kërkuar që Drejtorinë e Inspekcionit dhe Arsimit ta merr PSD-ja”, tha ai.

Ahmeti bëri të ditur se  Brahim Mehmetaj që është i AAK-së ka kaluar nga inspekcioni në Drejtori të Pronës, ndërsa Dren Kukaj nga drejtoria e Pronës, kalon në atë të  Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Valbona Osmani  drejtore e Kadastrës, në vend të Nora Kelmendit. Ndërsa ish-zëdhënësi për media, Adonis Tahiri drejtor i ri Inspekcionit.

“Në zyrën e mediave do të shtohet numri i zyrtarëve të mediave për shkak të punës dhe kërkesave për qasje në dokumente që na vijnë", ka shtuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat