Banorët e fotografojnë duke dëmtuar gjelbërimin, komuna e dënon qytetarin në “Bregun e Diellit”

Prishtina

Banorët e fotografojnë duke dëmtuar gjelbërimin, komuna e dënon qytetarin në “Bregun e Diellit”

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:34
Banorët e fotografojnë duke dëmtuar gjelbërimin

Një banor i lagjes “Bregu i Diellit” është gjobitur nga inspektorët e komunës, për shkak se e ka dëmtuar gjelbërimin.

Ai është fotografuar nga banorët e tjerë të kësaj lagjeje, të cilët më pas e kanë raportuar rastin.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Komunës së Prishtinës në Facebook.

Image

“Në Bregun e Diellit, banorët e lagjes kanë fotografuar fqiun e tyre duke e dëmtuar gjelbërimin. Kjo ka bërë që inspektorët kujdestarë ta identifikojnë lehtë keqbërësin, dhe ta gjobisin atë për dëmin e shkaktuar”, ka shkruar faqja e komunës.

Tutje aty thuhet se qytetaria aktive, është presioni i duhur për qeverisje të mirë.

“Qytetaria aktive është presioni i duhur për qeverisje të mirë. Bashkë, do ta ruajmë e zhvillojmë Kryeqytetin!”, përfundon postimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat